Ze Maria dhe “problemi” i Tiranës, a do të ndërhyjë Refik Halili?

Trajneri brazilian Ze Maria ka treguar se ka karakter të fortë dhe nuk dorëzohet para kërkesave apo ndërhyrjeve të presidentit Refik Halili. Numri një i stolit ka bërë mjaft mirë në Kategorinë e Parë, ndërsa po ndërton një ekip interesant për të përballuar dhe kampionatin e Superiores me sukses.

Në fakt, në klubin bardheblu ekziston një çështje sa e re, aq dhe e vjetër. Djali i presidentit Halili, Grenti, është pjesë e skuadrës së parë. Ai konkurron për një vend në formacion, por sigurisht që kjo gjë fut në siklet dhe trajnerin. Me brazilianin nuk ka ndodhur diçka e tillë, pasi tekniku nuk e ka avantazhuar kurrë Halili. Minutat e tij nuk kanë qenë të shumta, madje të rinjtë e tjerë kanë luajtur më shumë se ai.

Presidentit Refik Halili nuk i vjen mirë kjo gjë, pasi kërkon që djali i tij të përkrahet pak, pavarësisht se në deklarata para kamerave dhe ekipit është i kujdesshëm. Një ndër shkaqet e ftohjes së marrëdhënieve mes palëve në sezonin e shkuar ishte dhe kjo temë. Të shohim dhe të presim se si do të shkojë këtë herë në Superiore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online