Mohamed Salah ishte autori i një dopiete në takimin e ndaj Kristal Palas. Falë golave të sotëm, egjiptiani kap kuotën e 50 golave në kampionatin anglez. Për të arritur këtë shifër golash, mëgjërashit të të kuqve i janë dashur 72 aktivizime.
Vetëm tre lojtarë e kanë arritur të kapin kuotën e 50 golave në më pak takime. I pari në “podium” është Endi Koul. Sulmuesit anglez i janë dashur vetëm 65 takime për të shënuar 50 gola. Pas Koul ndodhet një tjetër anglez. Bëhet fjalë për legjendën e Njukasëll Alan Shirër, i cili ka shënuar 50 gola në 66 takimet e para, ndërsa i Treti është Rud Van Nistelroi. Holandezi shënoi 50 gola në 68 takimet e para me Mançester Junajtid.
Nuk duhet harruar se eksperienca e parë e Salah ka në Angli, ka qenë me Çelsin e Murinjos në vitin 2014, ku në 12 paraqitje gjeti vetëm dy herë rrugën e rrjetës. Sigurisht me Liverpulin është një histori krejt tjetër. Sezonin e kaluar egjiptiani ishte kryegolashënuesi i kampionatit anglez me 32 gola në 36 aktivizime (rekord për formatin me 38 ndeshje), ndërsa këtë sezon, Salah ka 16 gola në 23 takime.