Muhamed Salah ka qenë një prej lojtarëve që ka spikatur më së shumti gjatë vitit 2018. 26-vjeçari ishte një ndër lojtarët kyç që e udhëhoqi skuadrën e Liverpulit deri në finalen e Champions League-s, ndërsa edhe në gjysmën e parë të sezonit aktual ka bërë mjaft mirë.
Nëse në Europë dihet se konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë dhe është shumë e vështirë për të marrë një trofe individual, Slaha nuk ka dalë duarbosh në Afrikë. Sulmuesi ka marrë çmimin “Lojtari i Vitit” në Afrikë. Një vlerësim i madh për Salah që ngushëllohet me një trofe të cilin e fiton për të dytin vit radhazi.
Këtë edicion, Salah arriti që të fitonte garën ndaj Benatias, Manes dhe Kulibalis. Lojtari i “The Reds” ka realizuar 41 gola këtë edicion si dhe ka shërbyer 15 asiste në 52 ndeshjet që ka zbritur në fushë. Pa diskutim një çmim i merituar për egjiptianin.