Rekordi i veçantë i Guardiolës, titulli që “theu tabunë” në Premier Ligë
Futbolli është një nga sportet më të ndjekuar në botë. Kuriozitetet, faktet dhe statistikat interesante nuk kanë si të mungojnë. Pikërisht këto “detaje” janë ato që i japin kuptim lojës së luajtur dhe e bëjnë këtë sport, më të bukur.
Pep Guardiola fitoi titullin sezonin e kaluar, me Mançester Sitin. Deri këtu gjithçka është normale, pasi spanjolli ka fituar shumë tituj në karrierën e tij dhe ky me Sitin ishte i radhës. Përpara se Guardiola të fitonte titullin me Sitin, në historinë e kampionatit anglez ekzistonte një “tabu”.
Asnjë trajner pa flokë nuk kishte arritur dot të fitonte titullin në Premier Ligë. E çuditshme, se si, në një kampionat me një histori shumë të gjatë, një fakt i tillë “t’i rezistonte” kohës.
Përveç Mançester Sitit, 48-vjeçari ka qënë trajner i Barcelonës dhe Bajernit. Te bavarezët, që në sezonin e parë , ai arriti të “rrëmbente” plot 4 tituj kampionë.