Sakrificë për rikthimin e Bojom, gjendet edhe portieri

Edi Bojom është një nga lojtarët që ka spikatur me Luftëtarin e Mlladen Milinkoviç para dy vitesh. Mbrojtësi kamerunas ishte një nga zbulimet e atij kampionati, ndërsa më pas u largua. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta për t’u rikthyer në Shqipëri, por në fund nuk ka pasur marrëveshje.

Prej ditësh klubi i Kastriotit e kontaktuar mbrojtësin, i cili sot pritet të federohet. Nga ajo çka thonë burime pranë klubit krutan, në 2-3 ditët e ardhshme mbrojtësi pritet të mbërrijë në Shqipëri. Të paktën kështu janë pritshmëritë.

Bojom ndërkohë pritet të jetë ndër më të paguarit, së bashku me brazilianin Roxher. Ndërkohë në stërvitje ditën e djeshme janë bashkuar edhe dy lojtarë të tjerë. Njëri është mesfushori Erlin Korreshi, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e krutanëve.

Pjesën e parë të sezonit ai ishte pjesë e Egnatias. Drejtuesit e Kastriotit ishin gjithashtu në kërkim të një portieri. Amarildo Çekrezi, i cili ka provuar të jetë edhe pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, ka nënshkruar.

Portieri 25-vjeçar ka qenë pjesë e moshave të Ergotelis dhe Anderlehtit, ndërkohë që vjet në janar u tha se kishte arritur marrëveshjen me Luftëtarin. Tanimë ai ka firmosur me krutanët dhe do të provojë të luajë për herë të parë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online