Virxhil Van Dijk nuk do të jetë nën dispozicion të trajnerit Ronald Kuman për miqësoren e nesërme, ku “tulipanët” do të ndeshen me fqinjët e Belgjikës. Shkaku i mungesës së qendërmbrojtësit është fakti që doktorët e kombëtares nuk e kanë të lënë të luaj sërish për shkak të një frakture në brinjë.
Por, nga sa mësohet nga mediet holandeze, ky ka qenë një dëmtim i mbartur që prej ndeshjes së 22 shtatorit në kampionatin anglez, ku Liverpuli u ndesh me Sauthempon. Që nga ai takim Van Dijk ka luajtur për 90 minuta në katër ndeshje të tjera, gjithçka është bërë me insistimin e lojtarit, që me siguri do të pranonte të luante dhe ndaj Belgjikës, po të mos ishte thjeshtë miqësore që vlen vetëm për statistika.
Van Dijk është nisur sot drejt Liverpulit, ku mjekët e klubit anglezë do të kujdesen për riaftësimin e plotë të holandezit, i cili ka bërë një sakrificë që rrallë futbollistë do ta bënin.