Java 6 | Nga Shkodra në Lushnjë, e Para me sfida interesante

Edhe e Para zbret në fushë këtë fundjavë. Si zakonisht, shumica e ndeshjeve zhvillohen të shtunën dhe ka disa përballje interesante në të dy grupet. Te A-ja Vllaznia do kërkojë të vijojë me ecurinë pozitivë dhe do të jetë Erzeni skuadra që do të mundohet ta ndalë.

Për shkak se kuqeblutë ndajnë stadiumin “Reshit Rusi” me Veleçikun, këta të fundit do të luajnë të dielën kundër Korabit.

Burreli, që po kalon një moment negativ për shkak se lojtarët nuk janë paguar dhe po bojkotojnë, do të ndeshet me Ilirinë. Gjithmonë nëse lojtarët pranojnë të luajnë. Në Lezhë ka derbi mes Besëlidhjes dhe Shënkollit, kurse Dinamo do kërkojë të bëjë detyrën kundër Vorës në  shtëpi.

KATEGORIA E PARË – JAVA 6

GRUPI A
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Burreli-Iliria
Vllaznia-Erzeni
Besëlidhja-Shënkolli
Dinamo-Vora

E diel, më 21 tetor, ora 14:00
Veleçiku-Korabi

Grupi B është shumë i balancuar dhe për Egnatian e vendit të parë parashikohet një transfertë e vështirë kundër Orikut. Këta të fundit e kanë nisur mirë kampionatin dhe kanë vetëm dy pikë më pak se rrogozhinasit.

Tomori ka mundësin të “katapultohet” në renditje. Përballë Turbinës kërkohet fitorja e parë në shtëpi për këtë sezon. Besa ka një ndeshje të lehtë në shtëpi me Elbasanin e vendit të fundit dhe tre pikët janë detyrim.

Padyshim që ndeshja më interesante është ajo mes Lushnjës dhe Bylisit në stadiumin “Roza Haxhiu”. Vetëm fitorja vlen për të dyja ekipet, barazimi do shkonte në favor të rivalëve.

Pogradecii vendit të dytë ka mundësin të ngjitet i pari, ose të ruajë pozicionin aktual. Në shtëpi pret Apoloninë, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar. Këto dy ekipe janë përballur dy herë mes tyre në Kupë dhe fierakët ishin ata që u kualifikuan.

GRUPI B
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Pogradeci-Apolonia
Lushnja-Bylisi
Tomori-Turbina
Besa-Elbasani
Oriku-Egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online