Sadiku: Unë në Izrael? Vetëm interesim, asgjë konkrete!

Armando Sadiku flet për të ardhmen. Në një intervistë për “SuperSport” ai ka treguar alternativat që ka përpara dhe dëshirën për të luajtur në futbollin e rëndësishëm europian. “Ka disa interesime nga disa klube në Europë, sidomos pas dy golave që shënova ndaj Izraelit, jemi në bisedime. Nuk e di akoma të jap një përgjigje precize dhe të saktë për të ardhmen. Makabi Haifa? Ka pasur interesim por nuk është se gjërat kanë shkuar përpara. Ka pasur interesim dhe kaq për momentin, nuk kam asnjë gjë konkrete. Jam 26 vjeç dhe e kam treguar veten, në çdo ndeshje të rëndësishme me klubin apo kombëtaren kam dhënë më të mirën time dhe kam qenë rezultativ duke shënuar. Dëshiroj të jem në një ekip ku të luajë në Ligën e Europës apo Ligën e Kampioneve, që të jem gjithmonë në një ekip me pjacë të mirë dhe jo vetëm për të ardhura. Jam 26 vjeç dhe kam besim se mund të arrij sa më lart. Pres të vijë diçka më e mirë”.

De Biazi – “Ai ishte trajneri i parë që sapo erdhi, më grumbulloi direkt në Kombëtare nën drejtimin e tij dhe më pas jam shumë i lumtur që edhe në ndeshjen e fundit isha bashkë me të. Ishte një njeri shumë i rëndësishëm në karrierën time në këto 5 vite e gjysmë në drejtimin e Shqipërisë”,

Ka qenë dhe është një motivues shumë i mirë, deri më sot nuk kam parë një trajner t’i motivojë lojtarët si ai dhe kjo është parë edhe në fushë. Ky ka qenë edhe shkaku që e falënderoj dhe do ta falënderoj gjatë karrierës time, për atë që ka bërë për mua, për shpirtin që më ka transmetuar, e falënderoj dhe i jam shumë mirënjohës, më ka marrë që 20 vjeç dhe kam luajtur në Kombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online