Një nga stadiumet ku do të luhen disa ndeshje të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” është përfshirë dje nga një zjarr që ka shkaktuar dëme materiale. Bëhet fjalë për stadiumin në qytetin Nizhni Novgorod, i cili po ndërtohet për të qenë gati për verën e ardhshme.
Kompania “Stroytransgaz” që ka marrë përsipër ndërtimin e stadiumit me kapacitet 45 mijë vende ka dalë me një komunikatë për mediat, duke sqaruar gjithçka mbi incidentin, që ka ardhur për një shkëndijë elektrike. Gjithsesi kompania ruse ka bërë me dije se zjarri në stadium nuk do të ketë asnjë impakt në përfundimin në kohë të punimeve për ndërtimin e stadiumit në Nizhni Novgorod.
Në fakt, zjarri i djeshëm nuk është i pari në stadiumet ruse në prag të Kupës së Botës, sepse në qershor një zjarr i ngjashëm shpërtheu në Vollgograd, në stadiumin e qytetit që po ndërtohet nga e njëjta kompani, ndërsa në gusht zjarri përfshiu stadiumin në Samara, ku ka pasur vonesa pa fund këtë vit. Arsyeja e zjarreve gjithnjë ka qenë mungesa e sigurisë dhe ndonjë shkëndijë elektrike. Në rrugën e duhur!