Uellsi, në “luftë” me Realin për Bejlin

Trajneri i Uellsit u është përgjigjur akuzave nga Madridi se ish-ylli i Totenhemit është dëmtuar në grumbullimin e kombëtares

Federata e futbollit e Uellsit dhe Reali i Madridit kanë nisur një luftë në distancë mes tyre në lidhje me dëmtimin e pësuar nga Garet Bejl. Mediat panjolle, më saktë gazeta “AS” ka bërë me dije se Reali i Madridit ka akuzuar Uellsin dhe trajnerin Koleman për dëmtimin e Bejlit. Sipas klubit spanjoll Bejl është dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e vendit të tij. Por një pretendim i tillë i Realit të Madridit është përgënjeshtruar menjëherë nga trajneri i Uellsit, Kris Koleman.

Konferenca

Duke folur në prag të ndeshjes kundër Gjeorgjisë, ai nuk është shmangur pyetjeve në lidhje me Garet Bejl. Ai ka sqaruar mediat e këtij vendi se ylli i kombëtares së Uellsit ka ardhur i dëmtuar në Kardif. Koleman ka shtuar më shumë se akuzat nga Madridi se ai ka vendosur të stërvitë lojtarin janë të pabaza. “Po ju tregoj se si qëndron e gjithë kjo histori. Bejl ka ardhur të dielën në mbrëmje nga Madridi dhe ka shfaqur disa shqetësime në këmbë. Vendosëm të qëndronte pushim deri sa të kryente analizat më të imtësishme. Ai nuk është stërvitur as me ekipin, as në palestër. Ai është i dëmtuar dhe ndoshta mund të qëndrojë për dy javë ose më shumë larg fushave. Këtë nuk e dimë për momentin. Ai është një lojtar i Realit dhe ata atje e dinë më mirë. Na vjen keq që nuk do ta kemi të gatshëm për këto dy takime të rëndësishme, por problemi qëndron se ai mund të mos jetë gati as për në play-off”- ka thënë Koleman.

“Bejl ka ardhur të dielën në mbrëmje nga Madridi dhe ka shfaqur disa shqetësime në këmbë. Vendosëm të qëndronte pushim deri sa të kryente analizat më të imtësishme. Ai nuk është stërvitur as me ekipin, as në palestër. Ai është i dëmtuar dhe ndoshta mund të qëndrojë për dy javë ose më shumë larg fushave. Këtë nuk e dimë për momentin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online