Rreth 4900 ditë pas golit të parë në Premier Ligë, Uejn Runej kthehet në shtëpi dhe e bën në mënyrë perfekte, duke shënuar sot në fitoren 1-0 kundër Stouk Sitit.
Ishte fundi i pjesës së parë, kur Runej u gjend i vetëm në zonë dhe me kokë gjuajti bukur, duke shënuar golin vendimtar, që bëri të shpërthente Goodison Park.
Rooney scores on his Everton return! #mufc pic.twitter.com/XAT1bGc0b1
— mufcgif (@mufcgif) August 12, 2017
Plot 13 vite distancë, iku si një djalosh me të ardhme të madhe dhe shënoi pa fund te Mançester Junajtid, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. U largua nga Mançesteri kur e pa se nuk e kishin më në plan të parë, ndërsa tek Evertoni i ofruan mbi të gjitha shumë dashuri, ajo që zgjodhi Runej, përtej milionave pa fund që i ofronin nga Kina apo ndonjë kampionat tjetër.