Ruiz mesazh Joshuas, ka një kusht për ndeshjen e kthimit

Andy Ruiz do të ndeshet sërish me boksierin me famë botërore, Anthony Joshua. Palët për momentin për vendndodhjen dhe datën e duelit të dytë, por duket se boksieri meksikano-amerikan nuk ka ndërmend që të ndeshet në Mbretërinë e Bashkuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ruiz deklaroi se nuk ndërmend të zhvillojë ndeshjen e kthimti në Mbretërinë e Bashkuar. Reagimi vjen pak ditë pasi u zbulua se një boksier i famshëm anglez, Dillian Whyte, ishte lejuar të futej në ring edhe analizat anti-doping   rezultuan pozitive.

Mbetet për t’u parë se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet. Promotori Joshuas, Eddie Hearn, ka zbuluar se klienti i tij preferon që të ndeshjet në “Principality Stadium” në Kardif të Uellsit. Në rast se mes palëve nuk gjendet gjuha e përbashkët, hapi i radhës do të jetë përplasja në rrugë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *