Rugani-Çelsi, drejt transferimit me shifra bombë!

0

Juventusi do të ketë një takim, sonte në mbrëmje, për të vendosur të ardhmen e Daniele Ruganit te Çelsi. Agjenti i futbollistit do të flasë me drejtuesit bardhezi, teksa mbrojtësi është kërkesë ekskluzive e Sarrit. Oferta e parë e Çelsit prej 38 mln eurosh është refuzuar, por pritet që blutë ta çojnë në 42 mln euro përfshirë edhe bonuset.

Rugani, që është rezervë te Juventusi, nuk dëshiron një tjetër sezon si alternativë dhe kërkon të luajë, edhe për t’u rritur dhe për të fituar vendin e titullarit te kombëtarja e Italisë, që tashmë drejtohet nga Roberto Mançini.

Rugani u ble nga Juventusi (te Empoli) për thuajse 8 mln euro. Kështu, Juventusi do të bënte një shitje spektakolare për një lojtar që konsideron rezervë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.