Gega beson te mrekullia: Presioni, i gjithi mbi Mariborin!

Pas humbjes 1-0 në Tiranë, një javë më parë, Partizani rizbret nesër në fushë në Slloveni, ndaj Mariborit, për të kërkuar mrekullinë, edhe pse është tepër e vështirë në sajë të rezultatit të sfidës së vajtjes. Ndeshja e vlefshme për turin e parë të Europa League u kthye në malore për djemtë e Skënder Gegës, që ka folur në konferencën për shtyp të dhënë në Slloveni.

Trajneri kërkon nga skuadra që të luajë si në pjesën e parë në “Selman Stermasi”, teksa shprehet se “presioni është mbi Mariborin. Për mua, në Tiranë luajtëm një ndeshje të mirë dhe kishim shanset tona për të shënuar. Jemi përgatitur ashtu si duhet”, tha trajneri i të kuqve.

Sa i përket formacionit ai tha: “Besoj se tashmë Maribori e di se si luan Partizani, por çdo skuadër ka rezervat e veta. Sigurisht, ata janë të avantazhuar dhe favoritë edhe për faktin se luajnë në shtëpi, përpara tifozerisë së tyre, por e kam përgatitur ekipin edhe për jashtë fushe dhe do të provojmë deri në fund”.

Salaq, kthehet te episodi i penalltisë që u mohua në sfidën e parë: “E panë të gjithë atë episod me Asanin, që duhet të ishte dhënë penallti. Sigurisht, ne mund t’i shënojmë Mariborit, ashtu sikurse edhe ata bënë në Tiranë. Ishte një 11-të metërsh i pastër dhe rast për të shënuar. Shpresoj që të përsëritet, por këtë herë të mos ketë gabim nga arbitri”.

Nuk mungon edhe mendimi për tifozerinë, që megjithatë do të udhëtojë në Slloveni dhe do të jetë në tribunë: “Ne kemi tifozë që e dashurojnë jashtëzakonisht këtë klub dhe shpresoj t’i bëjmë të lumtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online