Ruçi: Ja si ia dola përballë Prognit, na ka bërë mirë Ahmataj dhe… Kastrioti!

0

Shkëlzen Ruçi u tregua deçiziv në penalltinë e pritur ndaj Prognit, çka i lejoi Luftëtarit të ruante avantazhin dhe të siguronte fitoren. Portieri i ekipit gjirokastrit ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke analizuar fitoren, pritjen e penalltisë dhe garën për mbijetesë.

PENALLTIA – “Normalisht, gjithmonë kam punuar që të pres penalltitë. Jam stërvitur fort dhe kritika ka për të gjithë, jo vetëm për mua. Ndeshja e sotme ishte shumë e mirë dhe besoj se ishte një meritë e të gjithë kolektivit.”

MBIJETESA – “Humbja me Kastriotin ishte një zgjim për ne. Me ardhjen e profesor Julit çdo gjë është rregulluar. Luftëtarin e keni parë dhe vjet, një ekip shumë i mirë dhe që shkoi në Europë. Këtë sezon i kemi kualitetet për të mbijetuar dhe besoj se çdo gjë do të shkojë mirë për ne.”

AHMATAJ – “Me ardhjen e profesorit, shumë gjëra janë rregulluar. Edhe nga ana e drejtuesve, gjërat janë rregulluar realisht shumë. Që kur ka filluar gjysma e dytë e sezonit, çdo gjë është OK.”

PROGNI & OBJEKTIVAT – “Isha përballë Prognit kur kishte topin në dorë. E pashë në sy se ku do të gjuante dhe e prita deri në momentin e fundit. Pastaj, ishte thjesht fat. Kemi marrë shumë penallti kundër dhe kjo ishte e para që prita (qesh). Ishte një ndeshje shumë e fortë përballë një ekipi që për mendimin tim ka cilësi për kampion. Do të synojmë të shkojmë sa më larg edhe në Kupë, edhe në kampionat.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.