Mesfushori i ri i Kukësit, Eduart Rroca ka folur për faqen zyrtare të klubit sot, ku ka treguar përgjegjësinë e madhe që ka te skuadra verilindore, si dhe objektivat që ka këtë sezon.
Gjithashtu, Rroca falënderoi presidentin dhe stafin për besimin e dhënë ndaj tij. 25-vjeçari pranoi se në të ardhmen, dëshiron të luajë edhe jashtë kampionatit shqiptar, me ndonjë ekip të njohur të Evropës:
“Para se të gjithash, jam i lumtur që jam pjesë e klubit dhe falënderoj presidentin dhe stafin për besimin që më kanë dhënë. Kemi bërë mirë deri më tani dhe e kemi nisur mirë fazën përgatitore.
Kam përgjegjësi të mëdha, pasi të gjithë kanë besim te unë dhe synojmë me doemos titullin kampion. Shpresoj ta nisim mbarë fazën e dytë. Dëshira ime është të bëj sa më mirë të Kukësi dhe në të ardhmen, synoj të kap një ekip sa më të mirë jashtë”.