Rroca: Gjirokastrën nuk e harroj kurrë, ja pse pranova ofertën e Kukësit

“Sot jam i Luftëtarit, nga nesër jam i Kukësit”, kështu e nisi fjalën e tij Eduart Rroca në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Më tej ka vetëm falënderime për të gjithë popullin e Gjirokastrës. “Do më mungojnë shumë të gjithë, Gjirokastra dhe tifozët, presidenti dhe stafi. E them me bindje se kjo do jetë shtëpia ime gjithmonë dhe nuk i harroj kurrë”.

“Objektivi titull është një nga arsyet pse zgjodha Kukësin. Dua të bëj një hap tjetër për karrierën time. Ekipet për titull të japin mundësinë të shprehesh mirë. Duke parë projektin e tyre, që edhe promovojnë lojtarët, dua të shkoj aty dhe të kem një mundësi për jashtë. Kemi pasur shumë kontakte dhe Kukësi ka qenë ekipi që më ka dashur më shumë”.

“E para, sot isha i Luftëtarit dhe dhashë maksimumin. Duhet të fitonim për Gjirokastrën, pasi i duhen pikë. Nëse i vlente edhe Kukësit, atëherë ishte shtysë më e madhe për mua. Shkurtaj vendos vetë. Kur të iki atje mund t’i them diçka. Do doja të vinte, pasi ka cilësi shumë të mira dhe mund të rrisë skuadrën e Kukësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *