Rrëshqitja e pafat, goli i Çelsit dhe humbja e titullit, Xherard: Luajta me injeksion!

Stiven Xherard është një nga simbolet e klubit të Liverpulit. 17 sezone me fanellën e kuqe mbi supe, një mesfushor fantastik, kapiten i madh dhe idhulli i tifozëve të “The Reds”.

Kulmi i karrierës së tij është ngritja e trofeut të Champions Ligës në vitin 2005, duke i “rrëmbyer” Milanit kupën në një finale, që vështirë të shpjegohet dhe sot se si përfundoi, ashtu siç përfundoi. Futbolli ka momente fantastike, por dhe të dhimbshme. Xherard ishte një luftëtar, por 27 prilli i vitit 2014 është një datë, që nuk e harron kurrë. Ai dhe gjithë tifozët e Liverpulit.

Luhej Liverpul-Çelsi dhe të kuqve i mjaftonte të mos humbisnin ndeshjen për të zgjatur dorën drejt titullit kampion, që mungon në qytetin e Bitëllsave që nga sezoni 1989-1990. Një rrëshqitje e kapitenit bëri që Demba Ba të marshonte i vetëm drejt portës për të shënuar golin, që i hoqi titullin Liverpulit, me Mançester Sitin fitues të Premier Ligës.

38-vjeçari, aktualisht në rolin e trajnerit të Reinxhërs, i është rikthyer episodit fatkeq në një prononcim për “Sportsmail”, duke zbuluar dhe një detaj të pathënë më parë.

Unë jam një djalë nga Liverpuli dhe nuk mund ta humbisja atë ndeshje për asgjë në botë. Ajo që ndodhi atë ditë ishte një fatkeqësi e thjeshtë dhe e pastër, nuk ka lidhje shpina. Por, kur bën një dokumentar duhet të jesh i sinqertë dhe të tregosh çdo detaj. Për të marrë pjesë në ndeshje, bëra një injeksion epidural për dhimbjen që kisha në shpinë. Mos kujtoni se po justifikohem, sepse ishte vetëm fati i keq. Më duhej ta tregoja për të qenë sa më i ndershëm që të jetë e mundur”, përfundon ish-kapiteni legjendar i Liverpulit dhe trajneri i Gllazgou Reinxhërs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online