Mbrëmjen e djeshme bëri xhiron e rrjetit lajmi se Nabil Fekir është një lojtar i Liverpulit. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Lionin për rreth 60 milionë euro, ishte pak a shumë lajmi që u raportua në gjithë mediat sportive, duke marrë si burim L’Equipe, mjaft e informuar dhe korrekte në raportimin e lajmeve.
Megjithatë, sot Lioni ka dalë me një deklaratë zyrtare për shtyp, duke mohuar prerë marrëveshjen me Liverpulin. “Lajmi i përhapur në media në lidhje me transferimin e Fekir te Liverpuli është fals dhe e përgënjeshtrojmë kategorikisht”.
Les informations sur le transfert de Nabil Fekir sont fausses.
L’Olympique Lyonnais dément catégoriquement les fausses informations diffusées par de nombreux médias au sujet du transfert de Nabil Fekir au club de Liverpool. pic.twitter.com/3Qa6zekRFo
— Olympique Lyonnais (@OL) June 8, 2018
Natyrisht, mbetet për t’u parë kush gënjen, por realisht Lioni ka precedent me Lakazet, sepse vjet në 2 korrik e mohoi kategorikisht shitjen te Arsenali dhe në 5 korrik e zyrtarizoi.