Kukësi nuk ndalet, marrëveshje edhe me mbrojtësin e Laçit

Kukësi është mbreti i merkatos në Superiore, sepse çdo ditë po mbyll të paktën një marrëveshje dhe po kompleton skuadrën para pjesëmarrjes në Europë. Sot duket se e ka radhën firma me mbrojtësin e Laçit Harallamb Qaqi.

24-vjeçari, ish-lojtari i Shqipërisë U-21, vjen nga dy sezone fantastike të Laçi, me 64 ndeshje si titullar në Superiore. Qendërmbrojtës i fuqishëm dhe shumë i shkathët, Qaqi ka kohë që ka rënë në sy dhe Kukësi është treguar më i shpejti, duke arritur marrëveshjen me të.

Një goditje e rëndë për Laçin, që humbet një lojtar kyç para kupave të Europës, me divorcin që ishte zyrtarizuar që në fund të majit. Ndërkaq, ka mbipopullim në mbrojtjen e Kukësit dhe nuk ka mbaruar, sepse pritet edhe një mbrojtës i majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online