Edvan Bakaj zgjedh, firmos me kampionët e Kosovës

Edvan Bakaj e kishte vendosur: pa ardhur mesi i qershorit, do të gjente ekip dhe jo ekip dosido. “Besoj se deri në 10 qershor do e kem bërë zgjidhjen time përfundimtare. E rëndësishme është të shkoj diku që të ketë një projekt të mirë, ashtu si ndodhi në Prizren, pavarësisht vështirësive që patëm në fund. Ishte një përvojë shumë e mirë”.

Tashmë portieri tiranas ka zgjedhur, është Drita skuadra e preferuar dhe tashmë pitet vetëm zyrtarizimi nga klubi nga Gjilani. Një mundësi e shkëlqyer, Drita do të luajë në kualifikueset e Champions League këtë verë. Me sistemin e ri kualifikues, do të luajë në Gjibraltar, me rivalë mediokër në letër: kampionët e Andorrës, të Gjibraltarit ose San Marinos.

Projekti i Dritës është ambicioz, skuadra po përforcohet dhe Bakaj e ka të qartë se me pak fat këtë verë luan 6 ndeshje në Europë, që nuk janë pak, sepse nëse kalon dy rivalët e grupit të vet (gjysmëfinale e finale me një takim), Drita shkon në turin e parë kualifikues në Champions dhe automatikisht siguron edhe një tur në Europa League në rast eliminimi.

Në Shqipëri vetëm te Tirana në një sezon ishte titullar i paprekshëm, por më pas nuk i dhanë besimin që meritonte. Në Kosovë e ka treguar veten dhe e vlerësojnë. Në këto kushte, më mirë në Kosovë, aty ku edhe serioziteti i klubeve duket më i madh se në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online