Rrëfimi tronditës i Grobelar: Kam vrarë njerëz gjatë luftës civile në Zimbabve!

Brus Grobelar është ish-portieri i famshëm i Liverpulit, klub me të cilin u aktivizua për 13 sezone në vitet 80-të, duke fituar shumë trofe. Në vitin 1984 “The Reds” mposhtën Romën në finalen e Kupës së Kampionëve me anë të penalltive, ku Grobelar ndikoi me lëvizjet e tij të shpeshta dhe tallëse, që ndikuan tek Bruno Konti dhe Françesko Graciani të dështonin nga pika e bardhë.

Portieri me origjinë nga Zimbabve ka publikuar librin e tij autobiografik “Një jetë në xhungël”, që është botuar në “Mail On Sunday”. Ai zbulon një detaj nga jeta e tij përpara se të bëhej futbollist. Lufta civile shpërtheu në vendin afrikan gjatë viteve 1964-1979, që solli shkatërrimin e vendit. Grobelar ishte pjesë e Shërbimit Kombëtar dhe u detyrua të merrte pjesë në luftën civile të Zimbabves.

Ai zbulon faktin që i është dashur të vrasë njerëz, një detaj që e ka mbajtur të fshehtë për vite me radhë. Grobelar u detyrua të marrë armët në moshë të re dhe kujton tmerrin e kaluar në luftë.

“Akoma e mbaj mend herën e parë që u detyrova të vrisja. Më duket sikur i shoh akoma sytë e tij. U pamë në sy, ndjeja zemrën që po më rrihte fort, por duhej të tërheqja këmbëzën për të filluar të shtënat. Nuk ndjeva asgjë, vetëm lehtësimin që i qëllova para se ta bënte ai”, tregon Brus Grobelar.

Lufta është e tmerrshme dhe ai nuk e harron kurrë, por më pas nisi eksperienca në futboll dhe Grobelar preku majat e futbollit me Liverpulin, edhe pse vështirë se do t’i harrojë ndonjëherë vuajtjet e luftës dhe faktin që i është dashur të vrasë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online