Rrëfehet Konte: Refuzimi i Realit, Juventusi, rikthimi dhe… Murinjo

I pranishëm në ceremoninë “Pankina e Artë 2018” në Itali, Antonio Konte nuk mund ti shpëtonte vëmendjes së mediave. Ish-trajneri i Juventusit dhe Çelsit, foli për një sërë çështjesh, duke nisur nga rikthimi i mundshëm në Serinë A. Një hipotezë që tekniku e shtyn në kohë, por nuk e mohon.

“Për momentin e shoh veten në shtëpi. Po azhornohem, ndjek disa ndeshje dhe ndonjë kolegun tim. E ardhmja në Itali? Kurrë nuk mund të thuash kurrë! Më pëlqen të punoj, jam italian dhe ndihem mirë në futbollin e Serisë A, por natyrisht pa përjashtuar pistat në kampionate të tjera. Gjesti i Murinjos në Torino? Mes njerëzve të përshtatshëm që mund ta komentojnë, unë jam i fundit në radhë…”.

Pas largimit të Lopeteguit nga stoli i Realit të Madridit, Konte u përfol si kandidati potencial për ta zëvendësuar. Ai tregoi versionin e tij dhe arsyet e refuzimit të stolit të gjigandëve spanjollë: “Për modelin e trajnerit që përfaqësoj, preferova të pres deri në muajin qershor për të gjetur një skuadër të re. Por, nuk i dihet: ndoshta pas dy apo tre muajve më vjen dëshira për të drejtuar dhe hedh poshtë fjalët që kam thënë”.

Në fund, edhe dy fjalë për skuadrat favorite në Champions League: “Katër ose pesë skuadra kanë potencialin të shkojnë deri në fund, mes tyre është edhe Juventusi. Klubi është i mirëstrukturuar, ka afruar kampionë të mëdhenj dhe rivalët në Itali duhet të marrin shpejt masat, sepse hendeku i krijuar është i madh. Nëse do të kisha CR7 në ekip? Nuk dua ta mendoj këtë gjë, jam shumë krenar për lojtarët që kam drejtuar te Juventusi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online