Kukësi kundër arbitrave, publikohet video me rastet e kontestuara

Ndeshja e tretë me radhë pa fitore në kampionat. Shkëputja nga kreu, ku Partizani i vendit të parë është 10 pikë larg dhe objektivi titull që duket sikur zbehet në horizont. Në ecurinë aspak pozitive të Kukësit nuk kanë ndihmuar as arbitrat, me klubin verilindor që tashmë nuk përmbahet dhe përgatiti dosjen me rastet e kontestuara në barazimin 1-1 me Teutën.

Në total janë gjashtë raste, nga një goditje dënimi e paakorduar, një goditje këndi e mohuar, disa ndërhyrje gjatë lojës, mes të cilave është përfshirë edhe vendimi më i diskutueshëm i ndeshjes. Bëhet fjalë për golin e anuluar të Rexhinaldos për pozicion jashtë loje.

Një moment mjaft i vështirë, i gjykuar i parregullt nga Andi Koçiaj, asistenti i dytë i arbitrit Kridens Meta. Megjithatë, pamjet tregojnë se sulmuesi i Kukësit niset nga pozicion i rregullt në momentin e shkelmimit të topit, edhe pse situata është milimetrike dhe mjaft e vështirë për tu vlerësuar. Por, në raste të tilla dyshimi, loja duhej të vazhdonte dhe Kukësi do të gjente barazimin prej pjesës së parë.

Kukësi nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare apo akuzë konkrete kundër arbitrave, por në këtë rast ka lënë pamjet filmike të flasin. Fakti është që skuadra e Cungut ka humbur dy pikë të tjera. Ndoshta pauza e ndeshjeve ndërkombëtare mund ti ndihmojë blutë të kalojnë mini-krizën e rezultateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online