Rrebeshi i shiut shtyn “superclassico”-n, vjen njoftimi zyrtar

Rrebeshi i shirave që kishte mbërthyer gjatë ditëve të sotme Buenos Airesin ka detyruar drejtuesit e “CONMEBOL”, që të anulojnë takimin e parë të finales së “Copa Libertadores”. Boka Xhuniors – River Plejt ishte programuar të luhej sot  në orën 21:00 (me orën shqiptaren), por gjendja e rënduar e tapetit në stadiumin “La Bambonera” ka shuar çdo mundësi për zhvillimin e ndeshjes në ditën e sotme.

 

Në postimin e bërë nga “CONMEBOL”, bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në orën lokale 16:00, pra në orën 20:00 me orën shqiptare. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që ndeshja të shtyhen për herë të dytë nëse kushtet e këqija atmosferike nuk ndalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *