Probleme në mbrojtje te Shqipëria? Zgjidhja na vjen nga Zvicra

0

Largimi i Loret Sadikut mund të ketë prishur planet e Kristian Panuçit për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Futbollisti 27-vjeçar i Kasimpasha refuzoi, por gjithsesi për italianin ka disa zgjidhje si për mesfushën dhe mbrojtjen.

Një opsion për në prapavijë është Taulant Xhaka. “Xholi” i kombëtares dhe i Bazelit së fundmi po luan në qendër të mbrojtjes dhe trajneri Marcel Koler është i kënaqur me paraqitjen e tij. Diçka të tillë ai edhe e ka shprehur.

“Balanta po bën mirë në mesfushë dhe Xhaka po bën shumë mirë si qendërmbrojtës”, është shprehur Koler. Eder Balanta është aktivizuar zakonisht në qendër të mbrojtjes dhe “rokada” me Xhakën u ka dalë për mbarë në Zvicër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.