Rrahmani i lumtur për rekordin: Na presin dhe dy finale

Barazimi i Kosovës me Ishujt Faroe ishte disi zhgënjyes, sidomos pas asaj ndeshje spektakolare me Maltën pak ditë më parë, por dhe për faktin se u shpërdorua një mundësi e mirë për të “hipotekuar” vendin e parë në grup. Gjithsesi, “dardanët” janë pa diskutim një nga skuadrat favorite për të triumfuar në grupin e tyre dhe për të pretenduar më pas për biletën e Ligës D që të dërgon në Europian.

Pas ndeshjes me Ishujt, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar Amir Rrahmani, i cili ka kujtuar një statistikë të veçantë. Më shumë se 370 ditë ka skuadra e Kosovës që nuk pëson humbje dhe kjo është vërtetë një statistikë për t’u krenuar. Ç’është e vërteta, Kosova është një nga 4 përfaqësueset europiane që nuk ka humbje, ku veç tyre është Spanja, Ukraina dhe Rumania.

Rrahmani thekson se muajin e ardhshëm skuadrën e tij e presin edhe dy finale. Kosova do të sfidojë Maltën në transfertë dhe më pas do të presë Azerbajxhanin në shtëpi. Nëse arrin një sukses në ndeshjen me maltezët, do i mjaftonte dhe një barazim në shtëpi me Azerbajxhanin për të marrë vendin e parë në grup. Skuadra e Shaland ka 8 pikë pas 4 ndeshjeve të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *