VIDEO: Fundjava angleze, gafa e vitit vjen nga një sulmues

0

Rastet e humbura në mënyrë të çuditshme sa vijnë e shtohen, ndërkohë që këtë herë një i tillë është regjistruar në League One (liga e tretë) në Angli. Zakonisht ndodh që mbrojtësit nuk kanë shënjestrën e duhur, por këtë herë ishte një sulmues.

Jan Henderson, sulmuesi i Roçdejl, pasi merr një dhuratë në zonë, me portierin e dalë nga porta gjuan dhe topi fillimisht i devijohet nga një mbrojtës. Por mundësia për të shënuar i erdhi sërish dhe në tentativën e dytë gjeti tranversën.

Ishte vetëm pesë metra larg portës, por nuk shënoi dot. në fund skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-3 nga Donkaster Rovers. Henderson, autor i shtatë golave këtë sezon, shënoi me penallti dhe asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij, por sigurisht që rasti i humbur do të mbahet mend më shumë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.