Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani u shpreh tejet i emocionuar pas fitores së “dardanëve” ndaj Bullgarisë. Në intervistën për “supersport” Rrahmani tha:
“Mund të them se ky gëzim ndoshta mund të ketë qenë më i madhi i jetës sime. E treguam që jemi një ekip i fortë si në Kosovë edhe jashtë. Luajtëm si skuadër e madhe. I thashtë lojtarëve para ndeshjes që duhet të besojmë te fitorja, duhet të besojmë që jemi më të mirë se kundërshtari, s’duhet të kemi frikë askënd”.
“Kur të vijë koha e Çekisë do të fokusohemi me atë ndeshje. Të them të drejtën mendoj se kemi humbur katër pikë me Malin e Zi dhe Bullgarinë, pasi mendoj se ato të dyja kanë qenë ndeshje që patëm mundësi t’i fitonim”.