Mançester Junajtid po kërkon me çdo kusht të transferojë mbrojtësin e Lestër Siti, Herri Meguajër. Futbollisti anglez ka një çmim prej 80 milionë paundësh, por drejtuesit e “djajve të kuq” po hezitojnë të shpenzojnë këtë shumë kolosale.
Në negociata ka ndërhyrë dhe trajneri i Lestërit, Brendën Roxhers, i cili i ka dhënë një mesazh të qartë Junajtid: Meguajër ikën vetëm me kushtet tona!
“E kuptojmë situatën e Meguajër. Nëse ai do të largohet kemi në mendje disa lojtarë që mund ta zëvendësojnë. Megjithatë, klubi ndodhet në një gjendje financiare të mirë dhe nuk kemi asnjë arsye që të na shtyjë të shesim lojtarët më të mirë të skuadrës. Nëse kërkesat e drejtuesve nuk plotësohen, të jeni të bindur se asnjë transferim nuk do të kryhet”.