Kosovare Asllani hyn në histori, blerja e parë e Real Madrid

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka hyrë në histori si blerja e parë e skuadrës së femrave të Real Madrid.  Mesfushorja me tipare sulmuese ka ndarë lajmin me fansat e saj me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Jam krenare t’iu njoftoj se që do të jem transferimi i parë në historinë e Real Madrid. E gëzuar që shkruaj e të ndërtoj historinë e kësaj skuadre që na fillimi. Do të jetë një ëndërr që të vesh fanellën më të bukur në botë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Hala Madrid”, shkroi 29-vjeçarja në rrjetet sociale.

Real Madrid njoftoi disa javë më parë implementimin e skuadrës së femrave për herë të parë në historinë e klubit. Presidenti Florentino Perez negocioi blerjen e skuadrës së CD Tacon, dhe duke filluar nga sezoni 2020/21, ekipi do të marrë emrin Real Madrid. Asllani është vetëm futbollistja e parë e njohur që do t’i bashkohet këtij projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online