Rosi: Shtyrja e garës? Vendim i duhur, rrezikonim shumë

E djeshmja ishte një ditë e gjatë dhe e komplikuar për botën e MotoGP. Gara e Silvestrone u anulua dhe Valentino Rosi ka dhënë mendimin e tij për çështjen në fjalë.

“Më vjen keq që nuk pilotova, por për fat të keq nuk ishin kushtet e sigurta për të zbritur në pistë. Pajtohem me vendimin përfundimtar, sepse do të ishte shumë e rrezikshme të pilotonim. Jam i trishtuar për fansat, të cilët ishin këtu, por edhe për ata që do të na ndiqnin nga ekrani. Tani jam i përqendruar te gara e Misanos dhe nuk dua të mendoj gjë tjetër. Është një pistë speciale për mua, sepse Misano është shtëpia ime”, komenton italiani i Jamahës për sajtin e skuderisë japoneze.

Valentino Rosi është një legjendë e sportit të motorave, është shpallur nëntë herë kampion në MotoGP dhe ka fituar 115 gara. “Doktori” renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme në kuotën e 142 pikëve, ndërsa vendi i parë mbahet nga Mark Markez, i cili gjendet në kuotën e 201 pikëve. Rosi dëshiron titullin e 10-të në karrierë, por diferenca me spanjollin është e madhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online