Në dekadën e fundit kombëtarja e Italisë ka pasur shumë pak lojtarë cilësorë dhe një ndër ta, Xhuzepe Rosi, ka qenë më i pafati, sepse dëmtimet e rënda ia shkatërruan karrierën.
Sulmues me një teknikë të jashtëzakonshme dhe nuhatje të shkëlqyer për gol, Rosi është operuar në të dy gjunjtë dhe sa herë dukej se ishte kthyer në maksimum, vinte ndonjë ndalesë disa-mujore.
Tani 31-vjeçari është pa ekip, ka që në verë që kërkon të kthehet në formë të plotë fizike dhe shoku i tij manager Ole Gunar Solskjaer do ta ndihmojë.
Trajneri i përkohshëm i Mançester Junajtid e ka ftuar të shkojë në Mançester, për t’u stërvitur me ekipin e parë me synimin e arritjes së formës më të mirë fizike dhe ringjalljes së karrierës.
Rosi ka luajtur pak ndeshje për Junajtid në periudhën 2004-2007, ndërsa te Vijareali shënoi 54 gola në 136 ndeshje. Në 2013/14 Rosi shënoi 16 gola në 21 ndeshje me Fiorentinën në Serinë A, por që aty nisi seria e tmerrshme e dëmtimeve.
Ole Gunnar Solskjaer a invité Giuseppe Rossi à venir s’entraîner au club pour l’aider à relancer sa carrière. [BBC] #MUFC pic.twitter.com/BwnyhEZgA8
— Manchester United (@MUnitedFR) January 13, 2019