Odise Roshi ka shënuar një gol si tipik sulmuesi zone, edhe pse nuk është, teksa duket i kënaqur për atë që ka bërë: “Thanë që ishte e lehtë me Lihtenshtejnin, por s’është kështu. Ata qëndruan mbrapa të gjithë dhe e zhbllokuam. Maqedonia? Do të jetë ndeshje e vështirë dhe do të bëjmë më të mirën tonë. Shpresoj që të marrim pikë”.