Mavraj: Në Maqedoni, i kemi borxh shqiptarëve!

0

Mërgim Mavraj nuk pati shumë probleme ndaj Lihtenshtejnit, ashtu si e gjithë skuadra. Por, sigurisht “nuk ka ndeshje të lehta”, tha ai për RTSH. Sakaq, mbi eksperiencën me trajnerë italianë, pas De Biazit, Panuçi: “Trajnerët italianë më imponojnë shumë dhe më ndihmojnë, pasi jam rritur në Gjermani. Ndryshimi mes Panuçit dhe De Biazit? i pari ka qenë lojtar më i mirë se i dyti”. Sakaq,  Maqedonia na krijoi probleme në “Loro Boriçi”, si e pret Mavraj? “I kemi borxh shqiptarëve të Maqedonisë për këtë ndeshje. Mund të ndodhë si në Beograd? Pavarësisht çfarë na pret, do të jemi gati. Kemi dëshirë të kalojmë me siguri dhe qetësi. Jemi shqiptarë, gjithsesi”. Batuta, në fund, nëse ndihet më mirë me Gjimshitin apo Ajetin në krah? Më mirë me shqiptar, s’ka rëndësi, se sa në Hamburg… (qesh)”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.