Kristiano Ronaldo gjeti dy golat e tij të parë me Juventusin. Një lajm i mirë dhe i shumëpritur ky për “Zonjën e Vjetër”, që para ndeshjeve të Championsit pa të zhbllokohej sulmuesi i afruar me shumë bujë këtë merkato.
Portugezi shkoi në Torino pikërisht për të ndihmuar bardhezinjtë për të arritur suksesin në Ligën e Kampionëve, ku në vitet e fundit i janë afruar shumë, por pa mundur që të marrin trofeun. Gjithsesi, në vigjilje të ndeshjeve në Champions, ka dhe gjëra që e shqetësojnë trajnerin Masimiliano Alegrin.
Juventus ka mundur të marrë pikë të plota në katër javët e para në Seria A, por në 3 nga këto katër ndeshje ka pësuar gola. Katër gola mund të mos jenë shumë, por në të ardhmen mund të bëhet një problem shqetësues, edhe për faktin se niveli në arenën ndërkombëtare është me i lartë se në Itali.