Ronaldo sfidon Manxhukiçin, por ka dhe dy fjalë për të thënë

Shumë punë dhe pak qejf e bëjnë ndonjëherë punën e një sportisti jo shumë të bukur, ndaj pas stërvitjes ka kohë që të bësh dhe ndonjë ushtrim më tepër zbavitës, por që mund të të shërbejë dhe për t’u përmirësuar.

Kristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur golin e parë në Itali, megjithatë kjo nuk e shqetëson shumë portugezin, i cili vendosi që të sakrifikonte grumbullimin me Kombëtaren vetëm e vetëm që të stërvitej me bardhezinjtë. Në seancën e fundit stërvitore 33-vjeçari është shfaqur mjaft i lumtur, aq sa në fund ka ftuar kolegun e tij të repartit, Mario Manxhukiç për një sfidë.

Çfarë sfide? Një duel për të futur topin në një nga kovat që ndodhej në fushën e stërvitjes. Argëtim por dhe përgatite për të goditur me kokë nga çdo kënd. Të gjithë këtë ushtrim jo të zakontë e ka ndjekur dhe trajneri Alegri, i cili ka shijuar shfaqjen dhe ku i dihet e ka menduar si një ushtrim që të mund ta aplikojë dhe në të ardhmen.

Pak minuta pas stërvitjes portugezi ka postuar një foto në ”Twitter” duke u shprehur: “Vetëm dy fjalë: Shumë punë”. Sulmuesi duket se ndihet mjaft mirë edhe pse goli i ka munguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *