Ronaldo përkrah Kulibalin: Ja çfarë dua unë nga futbolli

Kristiano Ronaldo është shfaqur protagonist në shumë ndeshje këtë edicion në Seria A, duke e ndihmuar Juventusin në shumë takime, por portugezi di të tërheqë vëmendjen edhe jashtë fushe. Në ndeshjen mes Interit dhe Napolit, tifozët zikaltër sulmuan me kore raciste mbrojtësin Kulibali, aq sa ky i fundit e humbi disi kontrollin.

Kjo situatë ka tërhequr edhe vëmendjen e 5 herë fituesit të Topit të Artë, i cili ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku i bel në mbrojte mbrojtësit që rivalit për titull. Ronaldo tregon se është kundër racizmit dhe diskriminimit dhe kërkon respekt në botën e futbollit.

“Në botën e futbollit unë gjithnjë kërkoj edukatë dhe respekt. Jo racizëm dhe ofendime diskriminuese”, shkruan kampioni i Europës. Një reagim i papritur nga ana e lojtarit të Juventusit, por që ka tërhequr shumë vëmendje, për faktin se në pak minuta është shpërndarë nga mediat anë e mbanë botës.

https://www.instagram.com/p/Br4sCU-gY51/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1nps8143u2x16

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online