Ronaldo: Nuk jam i fiksuar pas çmimeve. Akuzat për përdhunim? Të neveritshme!

Kristiano Ronaldo po bën shumë mirë në Serie A me Juventusin. Dygolëshi i shënuar kundër Sampdorias e ka çuar portugezin në kuotën e 14 golave në kampionat, duke parakaluar Piatekun e Xhenoas në renditjen e golashënuesve.

Ylli i bardhezinjve ka fituar çmimin e sportistit më të mirë portugez të vitit 2018. Ronaldo ka dhënë një prononcim për “Record” pas fitimit të çmimit, duke komentuar filozofinë e tij dhe faktin që nuk është i fiksuar me çmimet individuale dhe rekordet.

33-vjeçari komenton dhe akuzat e ardhura nga SHBA, ku ish-modelja Ketrin Majorga e akuzon portugezin për përdhunim. Në fund kombëtarja dhe rikthimi nën urdhrat e Fernando Santos.

Nuk jam i fiksuar pas çmimeve individuale. Gjëja më e rëndësishme është ndihmesa për skuadrën për të fituar, pjesa tjetër është pasojë natyrale. I njëjti diskutim vlen dhe për rekordet: nuk është një fiksim thyerja e tyre. Rëndësi ka përmirësimi i vazhdueshëm. Nuk është e thjeshtë, sepse është rritur niveli teknik, fizik dhe taktik i skuadrave të tjera. Po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të fituar, kështu që më duhet të punoj më shumë për të qëndruar në majë. Të fitosh është bukur dhe një gjë e tillë më bën të lumtur, por nuk është fundi i botës nëse nuk ndodh.

AKUZAT PËR PËRDHUNIM – “I cilësoj si të neveritshme akuzat e ngritura kundër meje, por në të njëjtën kohë jam i qetë, sepse e kam ndërgjegjen e pastër. Kam besim se shumë shpejt çdo gjë do të sqarohet. Portugalia? Në vitin 2019 kam ndërmend të rikthehem në dispozicion të kombëtares.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online