Kristiano Ronalfo është shpallur Futbollisti më i mirë në botë për të dytin vit rresht, duke mundur Mesin dhe Nejmarin dhe duke marrë çmimin e dhënë nga FIFA sot në Londër.
Është një vlerësim i merituar për Ronaldon, që vazhdon të luajë në nivele të jashtë zakonshme dhe në pranverë festoi titullin kampion në Spanjë dhe triumfin në Champions League me Realin e Madridit.
Deri tani, Ronaldo ka shënuar 44 gola për klub e kombëtare në vitin 2017, si dhe shënoi dy herë në finalen e Champions League.