Pas Tramexanit, Sioni provon me ish-mesfushorin e Barcelonës

Sioni largoi nga drejtimi ditën e djeshme Paolo Tramexanin, i cili zgjati vetëm pak muaj, ndërsa tani do të shijojë pushimet, sepse i takojnë thuajse 1.5 milionë euro pagë  punuar, në bazë të kontratës me Sionin deri në verën e vitit 2019.

Ndërkaq, Sioni menjëherë ka gjetur pasuesin, sipas zviceranes “Le Nouvelliste”. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin Gabri, kampion Spanje e Europe me Barcelonën.

Një zgjedhje e rrezikshme, si zakonisht për presidentin e Sionit Konstantin, sepse Gabri ka drejtuar vetëm të rinjtë e Barcelonës si trajner, ndërsa tani do të drejtojë një klub problematik, ku ka luajtur pak ndeshje në vitin 2011, kur po mbyllte karrierën.

Të shpresojmë që futbollistët e kombëtares sonë, Ermir Lenjani e Burim Kukeli, të mos mënjanohen tani që është larguar Tramexani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online