Kristiano Ronaldo la pak javë më parë Realin e Madridit, për t’u transferuar në Torino. Në një intervistë për kanalin e klubit, portugezi ka treguar se pse zgjodhi pikërisht “Zonjën e Vjetër. CR7 shprehet i sinqertë se kjo ka qen një ëndërr që nga fëmijëria e tij, por ndikim ka pasur dhe respekti që i ka dhuruar tifozeria bardhezi, kur shënoi supergolin në çerekfinale në Torino dhe ata e duartrokitën.
“Jam pjesë e një klubi të madh. Që kur isha fëmijë shikoja këtë skuadër dhe shpresoja që një ditë të luaja këtu. Tani kam mundësinë që të luaj për këtë klub fantastik, që është një nga klubet më të mëdha në botë. Jam shumë i lumtur”.
“Nuk është se pata një moment të caktuar që vendosa për të ardhur në Torino. Kam luajtur disa herë kundër Juventusit dhe ndjeja se kisha një emocion të veçantë kur isha para mbështetësve italian”.
“Juventus është klubi më i madh në Itali dhe një nga skuadrat më të mira në botë, kështu që ishte një vendim i lehtë për mua. Kam ardhur në një skuadër të pabesueshme”.
“Ishte vërtetë e pabesueshme që në një ndeshje çerekfinale të shënoja një gol në stadiumin kundërshtar dhe të gjithë tifozët të më duartrokisnin. Ishte një ndjenjë e pabesueshme. Nga ai moment nisa ta pëlqej akoma dhe më shumë këtë klub. Nuk mund të them se pati ndikimin më të madh, por çdo detaj ndikon”.
“Normalisht që ka shumë rëndësi kur t’i sheh se si tifozët të mbështesin. Dua që t’i falënderoj për mbështetjen e tyre . Dua që të bëj më të mirën në këtë klub, pasi jam profesionist. Synimet e mia janë që të arrij gjendjen time më të mirë, të ndihmoj ekipin dhe të fitojmë sa më shumë trofe”.
https://www.youtube.com/watch?v=XU4pDS-C6R4