Kukësi ka besim, kërkon mbështetjen e tifozerisë

Kukësi ka një mision në dukje shumë të vështirë, pasi i duhet një fitore e pastër 3-0 ndaj Torpedo Kutaisit të enjten në “Elbasan Arena”, për të kaluar skuadrën gjeorgjiane që fitoi ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues me rezultatin 5-2.

Një mision shumë i vështirë, por jo i pamundur, pasi duhet thënë që shifrat mund të jetë disi të ekzagjeruar nëse krahasojmë cilësinë e dy skuadrave, edhe pse në takimin e parë Torpedo nuk vodhi asgjë. Kukësi nis kampionatin në fundjavë ndaj Laçit, por drejtuesit duhet të menaxhojnë një situatë jo të mirë, pasi siç dihet në kaq pak kohë duhet që të vendoset se çdo të bëhet me trajnerin Cungu, i cili deklaroi se mund të largohet.

Skuadra verilindore doli me një qëndrim zyrtar ku kërkon mbështetjen e tifozerisë, pasi kanë nevojë për ta. Nënkampionët nuk i kanë humbur shpresat dhe besojnë te mrekullia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online