Ronaldo akuzohet për përdhunim: Bërtita dhe i thashë jo disa herë!

Kristiano Ronaldo është sërish në telashe me ligjin. Nuk bëhet fjalë për një çështje evazioni fiskal siç ka ndodhur disa herë në të shkuarën, por diçka shumë më serioze: Një akuzë përdhunimi.

Personi që e ka akuzuar yllin portugez është një shtetase amerikane e quajtur Kethrin Majorga. Incidenti për të cilin akuzohet Ronaldo ka ndodhur 9 vite më parë në një dhomë hoteli në Las Vegas. 34-vjeçarja ka pohuar se në një datë më të vonshme ajo ka kryer një marrëveshje me futbollistin, ku ka marrë 375.000 dollarë në këmbim të heshtjes. Në një prononcim për medien gjermane “Der Spiegel”, avokati i Marjogës tha se marrëveshja midis palëve nuk ka vlerë ligjore dhe se klientja e tij ka të drejtë të kërkojë drejtësinë në dyert e gjykatave.

Kethrin Marjoga ka folur për herë të parë në lidhje me këtë histori, ku ka shpjeguar se çka ndodhur atë natë. “Po kryenim marrëdhënie, kur fillova të mos ndihesha mirë. I kërkova që të ndalonte disa herë. Ai më dëgjoi, por nuk ndaloi.  Më pas mu ul në gjunjë duke më kërkuar falje dhe duke thënë se ishte hera e parë që nuk e kontrollonte dot veten.”

Ronaldo  i ka cilësuar të pavërteta akuzat, sepse sipas tij seksi ndodhi pas miratimit të plotë të amerikanes. Prova që mund të fundosë pesë herë fituesin e topit të artë është një deklaratë e dokumentuar e vetë lojtarit, ku ka pranuar se Majorga i tha disa herë jo dhe stop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online