Romanjoli “Mr. 150”: Trillohet shumë! Championsi? Presim pak ndihmë

Alesio Romanjoli regjistroi ndeshjen e 150-të me Milanin dhe normalisht që është i kënaqur për këtë. Diçka të tillë e ka shprehur menjëherë pas ndeshjes me Fiorentinën, teksa për DAZN deklaroi: “Jam i kënaqur dhe i emocionuar, është një nder i madh të jem kapiten i kësaj skuadre”.

Vendi i katërt është dëshira e Milanit, por tashmë është në dorë të Juventusit që duhet të mposhtë Atalantën. “Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet, pastaj të shohim. Sot kemi bërë një ndeshje të madhe. Luajtëm shumë mirë dhe më pas në pjesën e dytë u mbrojtëm ndaj sulmeve të Fiorentinës. Champions? Duhet të fitojmë dy ndeshjet e mbetura dhe të presim që të tjerët të na e japin një dorë”, shtoi Romanjoli.

Në fund kapiteni foli edhe në lidhje me situatën në grup. Çështja Bakajoko ka trazuar Milanin, por qendërmbrojtësi thekson se ata mendojnë vetëm për të dhënë më të mirën në fushë. Shigjeta për mediat, teksa Romanjoli tha: “Mendojmë vetëm të luajmë futboll, pastaj për pjesën tjetër janë gazetat ato që trillojnë dhe bëjnë zhurmë për shumë pak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *