Romanisti Garsia: Shumë të pavërteta për shkarkimin tim. Unë te Lacio? Kurrë!

Me datë 25 nëntor, Olimpiku i Marsejës do të presë Lacion në një përballje të zjarrtë të Europa League. Në stolin e francezëve është Rudi Garsia, i cili ka drejtuar për dy sezone e gjysmë verdhekuqtë e Romës. 54-vjeçari do të provojë emocionet e derbit roman, ndeshje që nuk e ka humbur asnjëherë, dhe një gjë të tillë e konfirmon vetë. “Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua. Dua të vazhdoj me traditën time personale kundër Lacios dhe kjo do të ishte shumë e rëndësishme për Marsejën.”

Trajneri francez me origjinë spanjolle e di mirë se çfarë e pret në ndeshjen e kthimit. Tifozët bardhekaltër do e fishkëllejnë, por kjo gjë nuk është problem për Garsian. “Është e drejta të ndodhë kështu, duke marrë parasysh se unë jam dhe do të jem gjithmonë një romanist. Mjafton që gjithçka të jetë ‘fair-play’. Jemi kundërshtarë në fushë dhe jo jashtë saj. Nuk është një luftë.”

Kur pyetet se ekziston mundësia që një ditë të ulet në stolin e Lacios, trajneri i Marsejës është i prerë. “Jo, kurrë. Në Romë ekziston vetëm një klub për mua. Lacio meriton respekt, të njëjtin respekt që tifozët e tyre më kanë dhënë mua…”

Në Romë përflitet se Garsia e humbi autoritetin e tij në ekip, pas rebelimit të Totit, të cilin trajneri e zëvendësoi pas një ndeshje kundër Torinos. “Nuk dua të jem vulgar, por nuk më vjen në mendje një fjalë më e mirë se kjo: ‘këto fjalë janë budallaqe’. Të gjithë e dimë se kur filluan problemet e mia te Roma.” Dhe Garsia nis e shpjegon se kur situata u kthye në një problem, çka solli dhe fundin e aventurës së tij me Romën.

Në fund të sezonit tim të dytë në ekip, pas derbit që konfirmoi vendin tonë të dytë, thashë atë që mendova sa i përket hendekut midis nesh dhe Juventusit dhe për pamundësinë tonë për të fituar titullin. Aty mbaroi gjithçka. Më vjen mirë që Françesko ka thënë të njëjtat gjëra para disa javësh. Një fjalë e urtë në Francë thotë: ‘Nuk është mirë të kesh të drejtë shumë herët’”, përfundon Rudi Garsia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online