Roma u eliminua mbrëmë nga Porto dhe sërish në qendër të vëmendjes janë arbitrat, sepse në shtesë një penallti kundër Romës u akordua me VAR, ndërsa më pas Shik u rrëzua në zonën e Portos, por arbitri nuk akordoi penallti.
Kjo ka bërë që Roma të akuzojë UEFA-n dhe presidenti Xhejms Palota nuk përmbahet: “Vitin e shkuar kërkuam VAR në Champions, sepse na shkatërruan gjysmëfinalen, ndërsa kundër Portos na vodhën sërish, edhe pse ishte VAR. Shik u rrëzua në zonë, VAR e tregon qartë, por nuk jepet asnjë. U lodha nga ky m*t. Dorëzohem”.
JP: “Lo scorso anno abbiamo richiesto il VAR in UCL perché ci avevano rovinato la semifinale e questa sera, nonostante ci fosse, siamo stati derubati. Schick è stato atterrato in area, il VAR lo dimostra, e non viene fatto niente. Sono stufo di questa merda. Non ho più parole!” pic.twitter.com/uHqgJqGKsi
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 7, 2019
MANOLAS – Edhe mbrojtësi grek i Romës, Kostas Manolas, është i tërbuar me arbitrin: “Jemi të hidhëruar, sepse patëm shanse për të barazuar, ndërsa më pas na u dha një penallti kundër me VAR. Në të njëjtën situatë, kur ishte penallti e kërkuar prej nesh, arbitri nuk shkoi ta shihte fare. Për mua është e turpshme”.
“Nuk mund ta eliminosh kështu një skuadër që jep gjithçka. Çfarë na tha arbitri për penalltinë që kërkuam në fund? Që e kishin parë arbitrat në VAR dhe nuk ishte asgjë. Pse nuk shkoi ta shihte ai? Kontakti është, neto. Nuk e kuptoj pse këto gjëra na ndodhin vetëm ne. Edhe vjet nuk na dhanë dy penallti, më pas na kërkuan falje. Nuk ka falje, sepse tani është VAR. Duhet të shkosh ta shohësh, që të mos gabosh”.