Roma s’heq dorë nga Suso, tundon Milanin me një kampion bote

Stefan El Sharaui u largua drejt Kinës dhe Roma ka nevojë për një sulmues krahu. Dëshira e madhe e trajnerit Fonseka quhet Suso dhe negociatat me Milanin vazhdojnë prej kohësh.

Kuqezinjtë kërkojnë 40 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të spanjollit. Verdhekuqtë po tentojnë të fusin lojtarë si pjesë të marrëveshjes për të paguar sa më pak para të thata.

Ideja e fundit quhet Stiven N’Zonzi sipas Gazzetta dello Sport. Mesfushori francez vjen nga një sezon i dobët, por Riki Masara, drejtori sportiv i Milanit (ish-i i Romës) është i bindur se 30-vjeçari nuk e ka treguar ende potencialin e tij.

N’Zonzi u shpall kampion bote me Francën dhe do të ishte një përforcim me vlera për mesfushën e Xhampaolos. ”Gjiganti” 1.96 metra i gjatë ka eksperiencë, forcë fizike dhe vizion loje. Marrëveshja mes palëve është më pranë se kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *