Roma pa pesë lojtarë, rikthehet vetëm Pastore

Roma e ka mendjen te ndeshjet e Champions League, por fillimisht duhet të kalojë me sukses ndeshjen që luan nesër prej orës 15:00 kundër Spal. Klubi verdhekuq ka publikuar emrat e lojtarëve që do jenë nën urdhrat e trajneri Di Françesko për ndeshjen e kampionatit.

Janë plot pesë futbollistë që për shkak dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm për takimin e nesërm ndaj Spal. Peroti, Karsdorp, De Rosi, Kolarov dhe Shik janë lojtarët që do t’i mungojnë Romës ditën e nesërme.

Gjithsesi fitorja është detyrim për verdhekuqtë, që më pas në mesjavë duhet të triumfojnë edhe kundër CSKA së Moskës. Sa i takon gjendjes së grupit, ka edhe një rikthim. Argjentinasi Pastore është gati për lojë dhe pritet titullar ndaj Spal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *