Roma nuk fal: Nuk e pranojmë ndjesën e Barcelonës

Roma është duke luajtur në Amerikë miqësoret për International Champions Cup dhe prej Amerike ka folur edhe presidenti verdhekuq Xhejms Palota.

Nëpërmjet radios Sirius XM, Palota ka folur kryesisht për merkaton, duke nisur nga çështja Malkom, me Barcelonën që ndërhyri në fund dhe ia vodhi sulmuesin Romës. Tani Palota buçet: “Dje Barcelona na kërkoi ndjesë për çështjen Malkom, por unë nuk e pranoj. Vetëm në rast se na shesin Mesin, ndryshoj qëndrim. Malkom dëshironte të vinte në Romë, kishim mbyllur gjithçka, edhe klauzolën prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Nuk ishte firmosur asgjë? Idiotllëk, klubet e dinë si funksionojnë gjërat dhe Barcelona bëri diçka aspak etike dhe morale. Agjenti i Malkom? Ndoshta është idiot”.

Për Alison te Liverpuli: “Një largim i dhimbshëm, por le të bëhemi seriozë, 70 milionë janë shumë, tepër”.

Presidenti vedhekuq ka folur edhe për afrimet: “Duke parë potencialin që kemi në sulm, na duhej një si Pastore, që të shpërndante topin. Klajvert? Është si Alen Ajverson (legjenda e Filadelfias në basketboll), por me këmbë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online